
Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të distancohet nga urdhrat politikë të narko-shtetit dhe të mos bëhen pjesë e provokimeve të protestuesve.
Maliqi shprehet se sot është koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit.
“Thirrje Policisë së Shtetit. Edhe 2 orë na ndajnë nga Revolta qytetare, distancohuni nga urdhrat politik të narko-shtetit dhe drejtuesve politikë të Policisë.
Ruani rendin, mos u bëni pjesë e provokimeve. Populli opozitar është sot me ju dhe do jetë nesër me ju për dyfishim pagash e kushte dinjitoze në shërbim.
Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, drejtësi të pavarur, rend, siguri, zhvillim, votë të lirë”, shkruan Maliqi.
Lini një Përgjigje