TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 18:01

Erdogan nis lojërat fetare për të dubluar KMSH, cakton imam nga Turqia për të drejtuar xhaminë e Namazgjasë

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan nis lojërat fetare për të dubluar KMSH, cakton imam nga

Presidenti turk pretendon se kreu i KMSH dhe anëtarët e tjerë janë të lidhur me Gylenin e për këtë arsye ka vendosur një drejtues nga Turqia...

Para vizitës në Tiranë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka vendosur të 'drejtojë vetë' xhaminë e Namzagjasë.

Inaugurimi i kësaj Xhamie ka mbetu peng prej vitesh, pasi Komuniteti Mysliman ka ndërprerë lidhjet me Ankaranë.

Presidenti turk pretendon se kreu i KMSH dhe anëtarët e tjerë janë të lidhur me Gylenin e për këtë arsye ka vendosur një drejtues nga Turqia. Ai do të jetë Enes Bastur.

Ka qenë vetë imami turk i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Plani ishte që ajo të inaugurohej pas zgjedhjeve në krye të KMSH, por duke qenë se fitoi sërish Bujar Spahiu, Erdogan e shtyu inaugurimin. Duket se ky proces do të ndodhë të enjten, gjatë vizitës së Erdogan në Tiranë.

Ndërkohë “Pamfleti” e raportoi pak ditë më parë se synimi i vërtetë i vizitës së Erdogan në Tiranë, është që të vendosë ‘kavanozin’ e radhës, pra të bëjë ofertën e parë, madje nuk është çudi që të sjellë edhe kaparin e investimeve në rindezjen e industrisë ushtarake shqiptare.

Me fjalë të tjera, në ish-uzinat ushtarake, që do të ringjallen me një plan të qeverisë shqiptare, Turqia kërkon të ketë primatin e investimeve.

Burime diplomatike i thanë ‘Pamfleti’-t, se bëhet fjalë për investime të mëdha që Ankaraja ka siguruar nga Katari dhe vendet e tjera islamike për të ngritur një industri prodhimi dronësh të lehtë, për t’i shitur kudo, por kryesisht në Lindjen e Mesme dhe zonat e tjera të Luftës që tashmë mund të përhapet si ‘vaji në lakra’. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje