TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 17:59

Formohet kordoni policor përpara Kryeministrisë, i pranishëm edhe Antiterrori

Shkruar nga Pamfleti

Formohet kordoni policor përpara Kryeministrisë, i pranishëm edhe

Teksa pritet të nisë protesta e PD dhe opozitës, përpara kryeministrisë është rreshtuar kordoni i parë policor.

PD ka marrë leje për protestën e sotme për orën nga 18:00 deri në 22:00. Ende nuk dihet agjenda e protestës dhe itinerari, përveç grumbullimit përpara kryeministrisë.

Forca të shumta të policisë dhe gardës ndodhen në institucionet kryesore në kryeqytet.

PD dhe lideri i saj Berisha kanë bërë thirrje për betejë vendimtare për qeveri teknike me mosbindje civile.

Konfirmohet edhe prania e antiterrorit për të shmangur çdo situatë të pakëndshme.

Lini një Përgjigje