TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 17:52

Protestuesit "paralizojnë" hyrjen e Tiranës, fikin makinat në mes të rrugës

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesit "paralizojnë" hyrjen e Tiranës, fikin makinat

Qindra qytetarë kanë paralizuar hyrjet e Tiranës.

Në hyrjen perëndimore të kryeqytetit qytetarë të shumtë të ardhur nga rrethet për protestën kombëtare të opozitës kanë bllokuar arterien kryesore të hyrjes në kryeqytet duke fikur makinat për disa minuta.

Mesa duket kjo është pjesë e planit të kësaj proteste të mbajtur ‘sekret’ deri në këto momente nga organizatorët.

Rruga është bllokuar deri në superstradën Tiranë – Durrës.

Lini një Përgjigje