TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2025, 15:54

Pas 2 vitesh zvarritje dhe “ping pong” SPAK-GJKKO, kalon për gjykim dosja “Buka”

Shkruar nga Pamfleti

Pas 2 vitesh zvarritje dhe “ping pong” SPAK-GJKKO, kalon për

Pas më shumë se 2 vitesh zvarritje, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Buka”, ku është i akuzuar ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Ky i fundit akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar privatizimin nga biznesmeni Lirim Fezollari të shoqërisë “Buka sha”, ku tashmë ndodhet kompleksi ‘Emerald’ tek rruga “5 Maji” në Tiranë, në zonën e “Medresesë”.

Që në fund të vitit 2023 SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë, por kjo e fundit e ktheu mbrapsht disa herë. SPAK u detyrua të plotësonte hetimet dhe gjykata sot ka vendosur kalimin për gjykim në themel.

Ahmetaj akuzohet se ka shkaktuar dëm 7 miliardë lekë për familjen Myderizi, e cila ka fituar proceset gjyqësore. Sipas akuzës, Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Financave ka vendosur privatizimin dhe në pronën e familjes Myderizi është ngritur një kompleks pallatesh. Por vetë ish-ministri i ka hedhur poshtë akuzat.

Si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore ose të paktën të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani? Njoftimi i avokatëve mbi akuzat. Si edhe në rastin e dosjes së Inceneratorëve (vetëm për personin Arben Ahmetaj) dosjet dalin në media para se të ketë njoftime zyrtare. Mos vallë është vazhdë e strategjisë së “Deles së zezë” nga spin doctor/s? A mos është kjo një strategji për një gjyq popullor në media përpara se i prezumuari i pafajshëm të shkojë “i fajshëm” në gjykatë? Ky ka qenë stil i Vyshinsky-t, por 90 vjet më parë e në diktaturë”, u shpreh ai kohë më parë.

Edhe njëherë ai hodhi poshtë akuzat se privatizimi  ish-fabrikës i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, teksa shkruan se SPAK po anashkalon faktin se aksionet shtetërore, sipas tij, janë mbrojtur dhe jo e kundërta.

Si ka mundësi që SPAK anashkalon faktin që aksionet shtetërore janë mbrojtur dhe jo e kundërta? Si ka mundësi që SPAK injoron apo anashkalon rolin e Ministrit të Ekonomisë si person politik? Si ka mundësi që SPAK anashkalon apo injoron faktin ligjor që Ministri i Ekonomisë nuk bën vlerësim apo rivlerësim asetesh dhe aksionesh, por kjo pjesë e procedurës bëhet nga vlerësues të pavarur e të certifikuar të cilët janë në listën zyrtare të institucionit”, shkruante Ahmetaj.

Lini një Përgjigje