TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2025, 07:35

“Parti familjare, mbron interesat e Berishës”, gazetari Mahmutaj: Kreu i PD duhet të largohet, të mbajë përgjegjësi për humbjen

Shkruar nga Pamfleti

“Parti familjare, mbron interesat e Berishës”, gazetari

Gazetari Fatos Mahmutaj i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në parti familjare, e cila punon për të mbrojtur interesat e Sali Berishës.

Ai theksoi se Sali Berisha është kthyer në humbës serial zgjedhjesh dhe në këto kushte ai duhet të japë dorëheqjen.

“PD është pronë familjare e Berishës. Mburoja e fundit është që të mbulojë PD si mburojë personale dhe familjen e tij. Berisha e ka në natyrën e tij manipulimin dhe intrigën.

Ai nuk ka turp t’i thotë vetes misionar. Ata që i shkojnë nga pas shkojnë për interes dhe jo për parime. Berisha vazhdon të gënjejë vetveten dhe ato që i shkojnë nga pas.

Ai është humbës i disa zgjedhjesh dhe pasi i ka humbur ato nuk ka moral të jetë në krye të PD dhe opozitës shqiptare.  Sa herë nuk i ka fituar zgjedhjet i ka quajtur të vjedhura, ndërsa kur ka fituar i ka quajtur demokratike”, u shpreh gazetari.

Sipas tij, më 11 maj u dëshmua fakti se Partia Demokratike ka pësuar një tkurrje të frikshme në elektorat dhe votat e saj kanë shkuar te partitë e reja. Sipas tij, faji kryesor për këtë panoramë të zymtë të PD është e një personi të vetëm: Sali Berishës!

“Retorikën e Berishës nuk e beson më askush. I ka mbetur njolla e zezë personale me këto histori të shpikura. Humbës serial që prej 2013.

Përçarja e PD dallohet tek fakti që PS ka një rritje të vogël, ndërkohë PD e Sali Berishës ka humbur 13-14% dhe kjo ka shkuar te partitë e vogla, partitë e vogla kane marrë elektoratin e Sali Berishës dhe ai vijon me këto histori qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Duhet të mbajë  përgjegjësi për humbjen”, tha Mahmutaj.

Lini një Përgjigje