TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 14:56

Paralajmëron Vangjeli: Brenda verës SPAK do të godasë në oborrin e familjes Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron Vangjeli: Brenda verës SPAK do të godasë
Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se pritet që brenda verës të ketë një ‘goditje’ nga ana e SPAK në atë që ai e quajti ‘oborrin e brendshëm’ të familjes Berisha.

Duke iu referuar privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ dhe aferës CEZ-DIA, Vangjeli tha se në aksionin e ardhshëm të SPAK, mund të bëhet fjalë për Shkëlzen Berishën ose Arbër Malltezin, dhëndri i Sali Berishës.

Brenda verës do ketë një goditje në oborrin e banesës familjare të Berishës. Për privatizimin e kompleksin ‘Partizani’ ku emri që përmendet më shpesh është ai i dhëndrit të tij. Po ashtu për çësahtjen e CEZ ku ka pasur një rol jo ligjor i biri i tij”- u shpreh Vangjeli.

Vangjeli shtoi se arrestimi i Dakos me të cilin Rama ka një miqësi të hershme, tregon se ndikimi i kryeministrit tek SPAK nuk është siç e akuzon opozita.

Kjo është një nga ato kartat që rrëfen që ndikimi i kryeministrit në SPAK për të cilin e akuzojnë rivalët e tij, është shumë relativ. Rama dhe Dako i bashkon një miqësi e hershme dhe pyetja që duhet t’i shtrojmë vetes është e thjeshtë. Sa kohë që kryeministri nuk pati mundësi apo nuk deshi të ndalojë këtë 24 orësh, për të tjerët do jetë shumë më e vështirë. Ky është thelbi dhe përgjigjia më e mirë që u jepet cinikëve të shumtë që kanë parë por nuk kanë dashur të pranojnë se SPAK-u nga kotelja që ishte në fillim, tashmë është rritur”- u shpreh Vangjeli.

lorenc vangjeli spak arrestimi i dakos

Lini një Përgjigje