TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 10:36

Maturantët ende në provim, publikohet teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Shkruar nga Pamfleti

Maturantët ende në provim, publikohet teza e Gjuhës Shqipe dhe

Teksa maturantët janë futur në orën 10:00 për tu testuar për njohuritë në Gjuhën shqipe dhe Letërsi, siç është bërë "traditë" teza e maturës ka dalë sërish.

Llogaria e "Studentët denoncojnë" ka publikuar tezën e plotë të provimit vetëm 20 minuta pasi ka filluar testi.

Ditën e sotme maturantët në të gjithë vendin do i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30, ndërkohë sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin.

MAS bën të ditur se për herë të parë janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe.

Mbi 30 mijë maturantë iu nënshtruan më 1 qershor provimit të Gjuhës së Huaj. Provimi i Anglishtes ishte provimi i parë për maturën shtetërore i cili nisi në orën 10:00 të ditës së enjte. Ndërkohë, vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale u publikua variant B i tezës.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila tha se pavarësisht publikimit të tezës, procesi nuk është cënuar.

 

maturantët teza e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Lini një Përgjigje