TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 10:02

Urdhër i SPAK, zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të Bashkisë Durrës të arrestuar pas Vangjush Dakos

Shkruar nga Pamfleti

Urdhër i SPAK, zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të Bashkisë

Janë zbardhur emrat për të cilat SPAK ka lëshuar urdhër arreste ditën e djeshme pas Vangjush Dakos.

Bëhet fjalë Adhurim Qehajajn, Adrian Bulkun, Fiqiri Farukun, Ermal Laman, Fatmir Ejupin, Adnan Tocillën, si edhe Meri Seminin.

Gjithashtu urdhër arrest nga SPAK u lëshua edhe për Ferzilet Hajdërin dhe Djana Dedjan.

Dako u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK ku u pyet rreth katër orë.  Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti.

Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat në Durrës, ku për 11 kate leja nuk u zbardh, çoi në pranga Dakon që mbajti pezull zbardhjen e lejes. Ndërtuesi vijoi punën dhe ndërtoi edhe katër kate të tjera shtesë përtej, pas këtij momenti u zbardh leja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 29 nëntorit.

Episodi i dytë referuar një kallëzimi të KLSH për blerjen e projektit “promenada bregdetare” në 2014 dyshohet se i shkaktoi shtetit dëmin prej 180 milionë lekë të vjetra.

Vangjush Dako është i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “përfshirjen e tij në raste të mëdha korrupsioni, ndodhet i arrestuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë, aty ku ka mbërritur edhe avokati i tij Petrit Ismailaj dhe pritet të dalë para gjykatës.

Lista:

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku

Adlei Likmeta, arkitekt i bashkisë

Roza Kovaçi

Edlira Kertusha, juriste tek Urbanistika

Adnand Tocila

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës

Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit

 

spak zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të bashkisë durrës

Lini një Përgjigje