
Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka komentuar paktin Rama-Meloni për emigrantët, ngriti disa pikëpyetje mbi zbatimin e marrëveshjes.
Sipas gazetares, ka shumë çështje të pazbardhura dhe qeveria duhet të përgjigjet.
“Pikëpyetja e parë që më lind mua, a do të mundet ta menaxhojnë si duhet? Sa do të lejohen numri i personave njëherësh në kamp? E treta, nëse ndodh një krim në kamp, mund të jenë trafikantë dhe me prirje kriminale, kush do të kryej hetimet? Në momentin kur nuk merr statusin e azilantit, ku do të shkojë ky persona se normalisht nuk mund të mbahet i mbyllur.
Konventa e emigrantëve nuk e lejon pasi mund të apelojë vendimin. Si do të trajtohet si një emigrant që do të shkojë në Itali apo në Shqipëri. Shqipëria nuk mund të jetë një han pa porta që mund të vijë kushdo këtu. Unë pres nga kryeministri i vendit tim të dalë dhe të përgjigjet sot dhe të thotë se një person që nuk e fiton statusin do ta kthejë me avionin e parë apo anijen e parë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje