TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2023, 14:19

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, eksperti: Roli i Shqipërisë minimal, detyrimet kryesore janë të Italisë!

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, eksperti: Roli i

Eksperti për Çështjet e Integrimit, Gledis Gjipali foli për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Gjatë një interviste për abcnews, eksperti tha se marrëveshja në tërësi flet për përgjegjësi italiane dhe se në rast se do të ketë shkelje të të drejtave të njeriut do të ndiqet nga Italia.

“Është një lajm pozitiv për të ecur më shpejt dhe detyrimet kryesore janë të palës italiane. Roli jonë është minimal në këtë marrëveshje. Pra ka pak për të diskutuar nga ana ligjore. Nga ana politike sigurisht mund të ketë për të diskutuar, por nga ana ligjore Shqipëria është e mbrojtur, dhe gjithsesi gjatë zbatimit do të duket nëse do të ketë çështje për diskutuar. Sa i takon trajtimit të refugjatëve brenda qendrave të trajtimit dhe mbajtjes është përgjegjësi italiane që garanton dhe duhet të garantojë të gjithë të drejtat e njeriut”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gjithashtu ai shtoi se Ruanda nuk është një vend i sigurtë për emigrantët, teksa tha se nuk ka asnjë të përbashkët me marrëveshjen e bërë mes Italisë dhe Shqipërisë

"Shqipëria prej vitesh tashmë është një vend i sigurt dhe nuk rrezikon jetën e njeriut në qëndrimin në këtë vend, ndërsa ndryshe ka ndodhur me Ruandën, ku edhe u rrëzua marrëveshja, vetëm për shkak se Ruanda nuk është vend i sigurt. Pra nuk ka asnjë të përbashkët me marrëveshjen e bërë mes Italisë dhe Shqipërisë”, sqaroi eksperti për Çështjet e Integrimit.

marreveshja rama meloni eksperti shqiperia italia

Lini një Përgjigje