TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2023, 12:26

Hetimi i SPAK, Spartak Ngjela: Berisha ka frikë, prandaj fshihet

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi i SPAK, Spartak Ngjela: Berisha ka frikë, prandaj fshihet

Avokati Spartak Ngjela tha se ligjërisht në Shqipëri lejohet dënimi në mungesë, pra sipas tij Sali Berisha, shkon apo nuk shkon në gjykatë ai sërish mund të gjykohet ndërsa mungesa është në disfavorin e tij.

Ngjela tha se nëse nuk shkon në gjykatë ai humb mundësinë të mbrohet.

“Sot dënohesh në mungesë. Mosvajtja atje, është në disfavorin tënd. Pa qenë prezentë nuk mbrohesh dot. Po të mos shkosh në gjyq, ke frikë. Në Shqipëri është i lejuar gjykimi në mungesë, mjafton të vërtetohet se ai është i lajmëruar.

Ata e kanë lajmëruar botërisht. Ka një aksion në jurispondencë, një fakt i njohur botërisht nuk ka nevojë të provohet”, tha avokati Ngjela në Euronews Albani, duke shtuar se nëse Berisha nuk do paraqitet, gjykata mund ta dënojë dhe ta çoj në burg.

spartak ngjela berisha hetim spak

Lini një Përgjigje