TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2023, 09:55

Kërkoi kthimin e telefonit, GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi kthimin e telefonit, GJKKO rrëzon kërkesën e
Jamarbër Malltezi

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për kthimin e një telefoni.

Gjyqtarja Irena Gjoka la në fuqi masën e sekuestros për një celular që është marrë si provë nga SPAK.

Ndërkohë Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.

Si u arrestua Jamarbër Malltezi? 

Me kapelen ekuadoriane në kokë, Jamarbër Malltezi kishte dalë mbrëmjen e  21 tetorit të priste në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza' bashkëshorten e tij Argita në momentin kur tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan dhe i vendosën prangat.

Agjentët e BKH-së ekzekutuan masën e sigurisë 'arrest me burg' për Jamarbër Malltezin të kërkuar nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dhe firmosur nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Irena Gjoka i dyshuar për akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv "Partizani".

jamarbër malltezi

Lini një Përgjigje