TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2023, 11:16

Ndrikull Ogerta u heq shkollave 1.6 milionë Euro për ngrohje dhe i kalon Fidel Yllit për filmime

Shkruar nga Pamfleti
Ndrikull Ogerta u heq shkollave 1.6 milionë Euro për ngrohje dhe i
Ogerta Manastirliu dhe Fidel Ylli /

SPAK duhet të fillojë hetimin, sepse kjo është vjedhja e dytë e Fidel Yllit brenda 8 muajsh, nga fondet e nxënësve me të njëjtin mashtrim; të parin më 6 mars me vlerë 488 milionë lekë, të cilat ia dha ortakut të tij Adnand Mahmutit të rrjetit “TIBO”, nga fondet që ish- ministresha Evis Kushi u hoqi mjeteve didaktike të nxënësve të arsimit fillor...

SPAK nuk po e prek për batërdinë me tenderë e PPP në shëndetësi, prandaj Ogerta Manastirliu, ka filluar avazin e pazareve, qokave e vjedhjeve edhe në Ministrinë e Arsimit, duke u dhënë miliona Euro miqve e ortakëve të Bablokut.

Ndrikull Ogerta u heq shkollave 1.6 milionë Euro për ngrohje dhe i

Nën maskën e propagandimit të sporteve në shkolla dhe në maskën e mbështetjes nga Komiteti Olimpik Shqiptar, Ogerta Manastirliu e Fidel Ylli, kanë sajuar një tender me fondet e Ministrisë së Arsimit, për gjoja filmimin dhe transmetimin e aktiviteteve sportive në shkolla.

Ky tender është shpallur në datën 13 nëntor 2023 dhe do zhvillohet me 11 dhjetor 2023, me vlerë 1.6 milionë Euro me TVSH, dhënë nga buxheti i ministrisë për Komitetin Olimpik Shqiptar.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti” nëpërmjet burimeve nga Ministria e Financave, qeveria nuk ka akorduar asnjë fond të veçantë për filmime aktivitetesh sportive në shkolla, sepse ky shërbim është përfshirë brenda fondit 13 milionë Euro të blerjes së materialeve e promovimit të aktiviteteve sportive të nxënësve.

Por “ustallesha” Ogerta Manastirliu, ka hequr 1.6 milionë Euro nga fondi i shpenzimeve, që qeveria ka akorduar për ngrohjen e nxënësve gjatë periudhës së dimrit, dhe bashkë me Fidel Yllin kanë sajuar tenderin për gjoja filmimin e aktiviteteve sportive në shkolla.

Ndrikull Ogerta u heq shkollave 1.6 milionë Euro për ngrohje dhe i

Për këtë krim financiar, SPAK duhet të fillojë hetimin, mbasi brenda 8 muajve, kjo është vjedhja e dytë e Fidel Yllit me fondet e nxënësve, me tender të përsëritur për gjoja filmime aktivitetesh në shkolla, përveç 9 milionë Euro vjedhje gjatë vitit 2023 me uniforma e topa.

Tenderin e parë e ka bërë më 6 mars 2023 me vlerë 488 milionë lekë, po për gjoja filmime aktivitetesh sportive, të cilin ia dha pa garë e me 100% të fondit limit, ortakut të tij Adnand Mahamutit të rrjetit “TIBO”, nga fondet Ministrisë së Arsimit, që Evis Kushi ua hoqi mjeteve didaktike të nxënësve të arsimit fillor.

Ndërsa tani, fondin 1.6 milionë Euro, Ogerta e famshme e ka hequr nga fondi i ngrohjes së nxënësve gjatë dimrit, dhe i ka ngrohur xhepin Fidel Yllit në maskën e Komitetit Olimpik Shqiptar; por edhe këtë tender, do ta marrë përsëri ortaku i tij Mahmuti i rrjetit “TIBO”, sepse kriteret janë përcaktuar vetëm për të./Pamfleti

ogerta manastirliu fidel ylli 1.6 milionë euro fondi për ngrohje

Lini një Përgjigje