TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2024, 21:23

“Opozita, pak shanse të vijë në pushtet”, Blendi Fevziu parashikon rezultatin e zgjedhjeve të 2025-ës!

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita, pak shanse të vijë në pushtet”, Blendi

Gazetari Blendi Fevziu duke folur për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, tha se opozita ka pak shanse t'i fitojë zgjedhjet.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu shtoi se shkak për këtë janë disa gabime thelbësore që ka bërë opozita, siç ishte lënia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në vitin 2019.

"Shanset që opozita të vijë në pushtet nuk më duken të mëdha. Nuk duhet ti gjejmë arsyet vetëm në vitin e fundit. Duhet të ndajmë faktin se sa normale bëhen zgjdhjet, përdorimi i parave, bizneseve, fuqia mediatike që ka qeveria. Më parë ka patur një balancë. Mazhoranca ka një peshë dhe fuqi që nuk e ka opozita. Opozita ka bërë gabime fatale, që do të kenë kosto mbi dhjetë vjeçare, dalja nga parlamenti, lejimi i mazhorancës për të bërë ligjin zgjedhor si do, bojkoti i zgjedhjeve lokale. PD la bastionet dhe më pas i humbi edhe në 2023. E treta, kaosi i krijuar në opozitë pas përjashtimit të Berishës nga Basha, krijoi edhe një problem që nuk rikuperohet brenda ditës. Të jemi koshientë edhe me këtë.

Problemi kryesor, Rama nuk ka përkrahjen e më shumë se gjysmës së shqiptarëve. Numri i të pakënaqurve është më i madh por nuk votojnë për opozitën. Nuk mendoj se ka supriza te të deleguarit. PS ka përfshirë tre kryetarë bashkie, Becin, Ervin Demon dhe Emirjana Sakon. Te Mazhoranca janë ministrat, njerëzit politikë. Te PD janë njerëz që kanë qenë edhe më parë", tha Fevziu.

Lini një Përgjigje