TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2024, 18:36

Si ka ecur reforma në drejtësi? Gazetari kritika të forta: Ka pikëpyetje mbi punën e KLGJ dhe KLP, futën në sistem njerëzit e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Si ka ecur reforma në drejtësi? Gazetari kritika të forta: Ka

Gazetari Xhevair Zhabina ka folur lidhur me dokumentin më të fundit që është hedhur për konsultim publik, Strategjia e re ministrisë së Drejtësisë për vitet 2025-2030.

Ai u shpreh se aktualisht që flasim në të gjitha shkallët e gjykatave numërohen rreth 120 mijë dosje stok, ndërsa theksoi se pesë qëllimet politike që numërohen në dokument nuk thonë asgjë.

Sipas tij harta e re gjyqësore nuk ka dhënë asnjë efekt sa i përket uljes së numrit të çështjeve, teksa bëri me dije se në vitin 2021 KLGJ dhe KLP nuk ka emëruar asnjë gjyqtarë e prokurorë.

Faktet janë kokëforta numërohen rreth 120 mijë dosje stok, numër shumë i lartë ku gjykata e lartë dhe ajo e apelit qëndron në krye të listës. Aktualisht në apel janë duke u shqyrtuar dosjet e 2017-2018, pra me atë numër gjyqtarësh i bie që nëse i drejtohesh sot të marrësh përgjigje pas 8 vitesh. Sa i përket relacionit janë diku te 5 qëllime politike që ka vendosur ministria e drejtësisë, por për mua janë fjalë boshë të shkruara bukur por që nuk thonë asgjë. Ajo që nuk ka shkuar mirë në këndvështrimin  tim është harta e re gjyqësore që u miratua para një vit e pak, nuk ka dhënë ndonjë efekt në uljen  e çështjeve, është i njëjti ritëm, prandaj zgjidhja e vetme në një situatë e tillë do të ishte shtimi i gjyqtarëve dhe këtë e ka në dorë KLGJ dhe KLP. Kanë dalë nga sistemi 70 prokurorë dhe gjyqtarë dhe në sistem nuk ka hyrë asgjë, prandaj kur KLP dhe KLGJ kërkojnë këto llogari mendoj se fillimisht duhet ta kërkojnë llogarinë te vetja për stokun e dosjeve sepse ato e dinë shumë mirë se ku çalon sistemi", tha ai në “MCN Informacion”.

I pyetur nëse duket normale kjo situatë e krijuar, Zhabina u shpreh se ka shumë pikëpyetje të ngritura për mënyrën se si kanë funksionuar KLP dhe KLGJ teksa theksoi se kanë lënë vende bosh për të emëruar aty njerëzit e tyre.

Kam përshtypjen se rasti më i freskët ishte harta gjyqësore ku u hidh dhe për konsultim publik. Eksperienca na ka treguar se nëse politika e ka ndarë mendjen të bëjë diçka, e bënë, por interesante do ishte kur kjo strategji të bëhet konkrete sepse tashmë i gjithë fokusi duhet të jetë te mënyra se si institucionet e pavarura kanë funksionuar këto vite.

Gjatë kësaj periudhe janë ngritur pikëpyetje dhe se si ka funksionuar KLP dhe KLGJ, duke lënë vende bosh në prokurori dhe gjykata të caktuara dhe pikëpyetje tjetër për ata që hartuan reformën në drejtësi. KLP dhe KLGJ kanë emëruar anëtarë të tyre, pra kemi të emëruar gjyqtarë dhe prokurorë duke qenë anëtarë të këshillave. Duket sikur disa vende këto këshilla i ruajnë për vete”, tha ai.

Lini një Përgjigje