TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2024, 18:08

“Po në tualet ka foto?”/ Emisioni italian tallet me “Trattoria Melonin”: Këtë kult personaliteti do ta kishte zili dhe Stalini

Shkruar nga Pamfleti

“Po në tualet ka foto?”/ Emisioni italian tallet me

Reagimet në studio kanë qenë shumë interesante, pasi të ftuarit pyesin gazetaren nëse ka ndonjë ushqim në menu me emrin e Melonit dhe nëse ja kanë vënë në kuzhinë apo dhe në tualet fotot.

“Trattoria Meloni” e Gjergj Lucës vijon të bëjë bujë te mediat italiane. Pas akuzave që erdhën javë më parë se emri i kryeministres po përdorej nga një trafikantët si Gjergj Luca, këtë herë italianët kanë futur në lojë ironinë.

Emisioni “In Altre parole” në televizionin "La7" i ka kushtuar një rëndësi kampit të refugjatëve. Gazetarja emisionit ka shkuar në Lezhë, ku përveç së tregon vonesat me ngritjen e kampit, ka shkuar te lokali që Gjergj Luca hapi për t’i krehur bishtin Melonit.


I gjithë raportimi ka qenë një ironi dhe tallje e madhe, pasi gazetarja tregon gjithë fotot e Melonit në mur, që kur ishte e vogël, kur ishte bionde dhe më pas kur u bë kryeministre. Padyshim fotoja më e madhe është kur e përqafon Rama.

Por reagimet në studio kanë qenë shumë interesante, pasi të ftuarit pyesin gazetaren nëse ka ndonjë ushqim në menu me emrin e Melonit dhe nëse ja kanë vënë edhe në tualet fotot. Ndërsa moderatori ka deklaruar se këtë kult personaliteti do e kishte zili dhe Stalini. Sipas moderatores, pronari Gjergj Luca është një mik shumë i madh i Edi Ramës.


Ky nuk është rasti i parë, mediat italiane kanë raportuar dhe shkruar gjatë për këtë restorant. "Mow Magazine" ka kujtuar të shkuarën e Gjergj Lucës.

Në rrjetet sociale nis ironia dhe gjithçka përfundon këtu. Por jo, sepse pastaj vjen kurioziteti për të zbuluar më shumë. Bën një kërkim, arrin te emri i pronarit dhe të hapet e gjithë një seri artikujsh për të, të publikuar nga gazetat shqiptare. Dhe nuk janë lajme të bukura: flitet për trafik narkotikësh, shpërdorim të fondeve europiane, korrupsion dhe vjedhje. Emri i tij është Gjergj Luca dhe sipas asaj që shkruajnë gazetat në Shqipëri, ai duket të jetë i përfshirë në disa skandale, aktivitete të dyshimta nëse jo kriminale, në komplote të errëta politike ku përfshihet edhe Italia. Videoja e Trattoria Meloni u publikua gjithashtu në faqen e Corriere dhe lajmi u mor nga të gjitha gazetat dhe mediat italiane, pa përjashtim. Të gjithë u përqendruan në kuriozitetin e rastit, në pasionin për Giorgia-n dhe në simpatinë e lajmit. Dhe gjëja më e rëndë nuk janë akuzat ndaj pronarit, por gjendja e shtypit italian. Si në rastin kur askush nuk kontrolloi se kush ishte zot shtëpie e Trattoria Meloni, ashtu edhe në rastin kur ata e bënë, por vendosën të mos raportonin asnjë rresht lidhur me polemikat për të”, thuhet në një artikull të pak ditëve më parë. /Pamfleti

Linku ku mund të ndiqni të plotë emisionin: https://www.la7.it/in-altre-parole/video/lesordio-di-giovanna-botteri-a-in-altre-parole-il-ritorno-a-casa-di-una-grande-amica-delle-parole-14-09-2024-558005

 

Lini një Përgjigje