TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2024, 19:42

“Venecia nuk dikton mandatin e deputetit”, Frrok Çupi: PS veproi me dy standarde, duhet t’i hapte rrugë drejtësisë për Xhaçkën!

Shkruar nga Pamfleti

“Venecia nuk dikton mandatin e deputetit”, Frrok Çupi: PS

Analisti Frrok Çupi thotë se Partia Socialiste duhet t’i hapte rrugë drejtësisë, në lidhje me mandatin e deptuetes Olta Xhaçka.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Komisioni i Venecias, nuk dikton mandatin e deputetes. Sipas tij PS-së do të paguaj për këtë veprim i cili nxjerr në pah dy standarde veprimi në raport me ligjin.  

Është shumë e çuditshme sesi kjo mazhorancë, vjen një moment që kundërshton hapur Gjykatën Kushtetuese, për një arsye që është legjislative dhe politike. Kjo që po ndodh tani, duket si e pabesueshme, sepse në të gjitha rrethanat, edhe sikur të zbriste perëndia dhe të thoshte, një ish ministre, ish deputete është pa faj, Partia Socialiste duhet t’i hapte rrugë drejtësisë.

Fajësinë e një deputeti, nuk e vërteton thjesht gjykata. PS me këtë rast, realisht po e paguan me një kosto shumë të lartë, do vërë në pikëpyetje shumë të madhe mbi dy standardet që po tregohet në raport me ligjin dhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje shumë vonë. Këto ishin punë që i përkisnin Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese ishte në Shqipëri, jo në Bruksel. Komisioni i Venecias, nuk hyn në këtë, t’i heqim mandatin apo jo një deputeti”, theksoi ai.

Çupi

Lini një Përgjigje