
Gazetari Basir Çollaku, ka folur sa i përket operacionit të SPAK, ku u shënjestruan 7 grupe kriminale. Çollaku ka deklaruar se këto shtatë grupe kriminale kanë pasur takim me drejtuesit e qarqeve të PS dhe me to kontaktonte drejtuesi i grupit.
Ai tha se 3 milionë euro të sekuestruara janë vetëm xhiro ditore e tyre. Çollaku u shpreh se kriminelët e kanë parë operacionin nga Dubai në televizion.
"Unë kam bërë një sfidë që po lë të hapur për kryeministrin e vendit, ministrin e brendshëm, ministrin e drejtësisë dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë a kanë përdorur ndonjëherë telefona të dekriptuar. Kësaj do ti shtoj dhe udhëtimin me çarter të pesë zyrtarëve shumë të rëndësishëm të këtij vendi në Aruba me Artur Shehun.
Këta shtatë grupe kriminale kanë pasur takim me drejtuesit e qarqeve të PS dhe me to kontaktonte drejtuesi i grupit. 3 milionë euro të sekuestruar janë vetëm xhiro ditore. Durrësi është magazina e hyrjeve të sendeve të paligjshme dhe ligjshme në Shqipëri dhe ka 1 vit e gjysmë që nuk dëgjoj për sekuestrime të kokainës, ndërsa ministrja gjermane thotë se trafikantët kryesor të kokainës në Gjermani janë nga Shqipëria.
Kur ti ke identifikuar oficerë të lartë të policisë se janë të inkriminuar përse zhvillon operacione nënë dirigjimin e tyre. Kriminelët e kanë parë operacionin nga Dubai në televizion," tha Çollaku për “SyriTv”.
Lini një Përgjigje