
Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi ka folur sa i përket martesës të së njëjtës gjini, të celebruar në Bashkinë e Tiranës ditën e djeshme. Ai u shpreh se ky është një sulm që diskriminon familjen.
Boçi tha se prindi 1, prindi 2, surrogacia e birësimi i fëmijëve nga prindër të së njëjtës gjini, godet në zemër familjen e shoqërinë.
Ai tha se është konservatori i parimeve të larta, për të mbajtur drejt kombin.
"Besojmë tek familja. Kemi denoncuar çdo politikë që diskriminon familje. Ky sulm ka kohë që ka nisur. Jo thjesht kjo e bashkisë Tiranë, por edhe propozime ligjore. Që nga prindi 1 prini 2, surrogacia, birësimi i fëmijëve nga prindër të së njëjtës gjini. Nuk duhet të ngatërrojmë diskriminimin me promovimin e modeleve. Konstitucioni shpirtëror i yni është tradicional. Jemi për mos diskriminim. Godet në zemër familjen dhe shoqërinë, e bjerr shoqërinë. Ka një rezistencë shumë të madhe. Mos të ngatërrojmë fjalën konservator me fjalën arkaizëm. Jemi konservator të parimeve të larta në mbajtjen drejt të kombit', tha Boçi për "ReportTv".
Lini një Përgjigje