TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 17:06

Para largimit nga posti, Escobar “shkund” Berishën: Opozitën të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija!

Shkruar nga Pamfleti

Para largimit nga posti, Escobar “shkund” Berishën:

Dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj për udhëheqjen. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90.

Në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar, Gabriel Escobar foli për Shqipërinë dhe problemet me të cilat ajo përballet aktualisht.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Debrief” të gazetares Ilva Tare, Escobar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën.

Për Escobar, zgjidhja e këtyre problemeve vjen nga Opozita, e cila sipas tij, duhet të ndryshojë qasje. Escobar tha se shpreson që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

Kjo deklaratë ishte një shuplakë për ish-kryeministrin Berisha, por dhe një mesazh i qartë për pjesën tjetër të Rithemelimit, të cilët sipas Escobar duhet të zgjedhin anën e kujt do të mbajnë. 

 “Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane.

Dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, tha ndër të tjera Escobar.

Lini një Përgjigje