
SPAK, në pamundësi për të ndaluar rrjedhjen e informacionit nga brenda strukturës së saj, ka nisur të përsërisë kërcënimet e bëra disa muaj më parë ndaj mediave dhe gazetarëve për të mos publikuar informacione nga dosjet.
Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajtjes së saj, deri në përfundim të hetimeve. Bëhet fjalë pikërisht për dosjen e SPAK, lidhur me megaoperacionin ku u lëshuan 50 urdhër-arreste dhe u shkatërruan 7 grupe kriminale.
SPAK duket se në pamundësi për të ndaluar rrjedhjen e informacionit nga brenda strukturës së saj, ka nisur të përsërisë kërcënimet e bëra disa muaj më parë ndaj mediave dhe gazetarëve për të mos publikuar informacione nga dosjet.
Ky lajmërim rrezikon që të përsërisë rastin e gazetarit Elton Qyno, i cili u mor “peng” për disa orë nga SPAK dhe iu ushtrua presion që të tregonte burimin e informacionit. Qynos iu kontrollua shtëpia dhe ju sekuestruan telefonat, duke shkelur pastër etikën e gazetarit.
Njoftimi i sotëm, paralajmëron se do të kemi shoqërime të tjera të gazetarëve të cilët do t’i publikojnë informacionet nga dosja. E njëjta skemë u përdor dhe në rastin e gazetarit Qyno, fillimisht u nxor një vendim i tillë dhe më pas erdhi shoqërimi i gazetarit në SPAK.
"Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në kuadër të procedimit penal Nr. 59 të vitit 2022, pasi shqyrtoi kërkesës e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin në mungesë të masave të sigurisë, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka disponuar lidhur me masat e sigurimit, ndër të tjera bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajtjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.
Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje", thuhet ne vendim./Pamfleti
Lini një Përgjigje