TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 14:56

Megaoperacioni i SPAK, lihet në burg Emiliano Shullazi

Shkruar nga Pamfleti
Megaoperacioni i SPAK, lihet në burg Emiliano Shullazi
Emiliano Shullazin

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Emiliano Shullazin.

Avokati i tij ka kërkuar papërdorshmëri për materialet e SKY dhe ENCHRO dhe ka mohuar përfshirjen e Shullazit në ngjarjet kriminale.

Në kuadër të megaoparacionit, Gjykata e Posaçme ka vendosur të njëjtën masë sigurie për Enver Diven, Gjergj Çukali, Albert Zaja dhe Besian Xhixha.

Të dielën, Gjykata e Posaçme la në burg 9 personat të tjerë, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Në përgjimet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve qe u përkasin grupeve kriminale ku komunikojnë për nxjerrjen në pritë apo kryerjen e atentateve. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.

emiliano shullazi

Lini një Përgjigje