TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 17:44

Martesa e dy grave, reagon Kisha Ortodokse Autoqefale: E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme!

Shkruar nga Pamfleti

Martesa e dy grave, reagon Kisha Ortodokse Autoqefale: E panatyrshmja nuk

Kisha Ortodokse Autoqefale ka reaguar për në lidhje me ceremoninë martesore simbolike të dy grave në tarracën e bashkisë së Tiranës. Kisha Ortodokse është shprehur kundër këtij akti, duke theksuar se martesa homoseksuale nuk është e institucionalizuar.

“Në lidhje me martesën e së njëjtës gjini, kryer në Bashkinë e Tiranës, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njëjtin qëndrim:

Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre. Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.

E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin. Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë.

Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016)”, shprehet Kisha.

Martesa e dy grave, reagon Kisha Ortodokse Autoqefale: E panatyrshmja nuk

Lini një Përgjigje