
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka folur sa i përket martesës homoseksuale, marrë shkas nga ceremonia e bërë mes dy grave në tarracën e Bashkisë së Tiranës.
Ai tha se martesa homoseksuale është një akt butaforik, duke theksuar se po tentohet të zhduket koncepti i familjes.
Shehu në një reagim në rrjetet sociale e konsideron një veprim të paligjshëm që bëhet në një institucion shtetëror dhe që sipas tij, është një tentativë për të nëpërkëmbur shtetin.
Postimi i Tritan Shehut:
“Martesa homo” në çatine e Bashkise, akt nul, butaforik! Një veprim i paligjeshëm ky, veçanerisht ne një institucion shtetëror.
Një tentative te nëpërkembesh shtetin, institucionet e tij dhe ligjet e këtij vendi. Një teatralitet mashtrues i dikujt të pilotuar, që kërkon te paraqitet si klerik katolik.
Në realitet një provokacion për te testuar publikun… Ne vigjilje te tentativave te kësaj Rilindje për te goditur Kodin e Familjes ne thelbin e tij te vlerave dhe mbrojtjes se shoqërisë njerëzore. Për te zhbërë konceptin e Shenjte për Familjen nga një Burrë, një Grua e me shprese Femijët. Për te çuar drejt te ashtu quajturave familje homo, trans e një liste te gjate të tillash!
Për te hapur rruge diskriminimit te fëmijëve, nëpërmjet mundësisë së adoptimeve nga çifte homo, trans, etj, etj. Çështje këto te pa ligjshme për Republikën tone, qe prishin ekuilibrat natyrale, biologjike, historik, vlerash, ekzistence të njerëzimit vete. Diskriminuese për vete shoqërinë tonë ne tërësi.
Ne vazhdon e tentativave si “uterusi” me qira etj, që të çojnë ne fakt aty. Tek diskriminimi i fjalëve sublime Nene e Baba me termat bosh, prindërit 1,2,3,4,5… Në fund dëshiroj të përshëndes fort deklaratën e qarte e dobi prurëse te KISH.

Lini një Përgjigje