
Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre grupit të hakerave iranianë, Homeland Justice.
Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë këtë faqe ëebi të INSTAT.
Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google. Zëdhënësi i INSTAT ka konfirmuar sulomin për mediat.
“Po punojmë për rikuperimin e faqes”, u shpreh ai.
“Homeland Justice” kanë publikuar emrat e punonjësve të INSTAT, e-mailet, numrat e tyre të telefonit dhe adresat e banimit.
“Numrat dhe shifrat, statistikat… Ata janë të gjithë kundër jush Ju jeni armiku juaj i vetëm. INJORANCA juaj është Torturuesi juaj”, shkruan Homeland Justice në Telegram.
Ky sulm kibernetik vjen ndërkohë që INSTAT po përpunon të dhënat për censin e popullsisë të zhvilluar në fundin e vitit të kaluar, nga ku pritet të mësojmë numrin aktual të qytetarëve të Shqipërisë si dhe të dhëna të tjera mbi te ardhurat, fenë, etninë etj.
Kujtojmë se disa ditë më parë, KiE dhe EUROSTAT kërkoi publikimin e të dhënave të censit të popullsisë brenda 15 shkurtit.
Burime për 'Pamfletin' treguan tre ditë më parë se, Këshilli i Europës dhe EUROSTAT, kanë reaguar ndaj vendimit të INSTAT, për të publikuar të dhënat e Censusit në fund të muajit qershor 2024, kur ky proces është mbyllur më 15 nëntor 2023.
“Protokoll-Standardi 2010”, lidhur me afatin kohor që ka vendosur EUROSTAT për censuset në vendet jashtë BE, pëcakton si detyrim të çdo shteti, që të dhënat të publikohen brenda 1 muaji pasi mbyllet procesi.
Në Shqipëri, rezultatet e Censusit duheshin publikuar më 15 dhjetor 2023, po Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, deklaroi se do publikohen brenda muajit qershor 2024, me justifikimin se “evidentimi dhe përpunimi i të dhënave kërkon shumë kohë e teknikalitet”.
Drejtoresha e INSTAT, nuk e ka vendosur me mendjen e saj për shtyrjen 6 muaj të publikimit; por ka deklaruar urdhrin e dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka në vartësi direkte.
Skema e shtyrjes së afatit, është bërë për të zgjatur kohën e shpalljes së rezultatit, me qëllim falsifikimin e të dhënave që kanë dalë nga Censusi, duke regjistruar ato të dhëna që i interesojnë qeverisë dhe politikës personale të kryeministrit.
Ajo që i intereson shefit, është fshehja e numrit faktik të popullsisë, që është larguar nga vendi gjatë periudhës mes Censusit-2011 e Censusit-2023, ku numri më i madh prej afro 700 mijë persona, i përket 8 viteve të fundit që është në pushtet PS-ja.
Por pas deklaratës zyrtare, që drejtoresha e INSTAT bëri për shtyrjen e afatit të shpalljes së rezultateve të Census-it, kanë reaguar bashkërisht Këshilli i Evropës e EUROSTAT, duke i kërkuar qeverisë shqiptare të mos vonojë publikimin e të dhënave.
Ata i ka vënë ultimatum kryeministrit Edi Rama, të urdhërojë INSTAT-in si strukturë e qeverisë, që të publikojë rezultatet e Census-it brenda datës 15 shkurt 2024, duke pasqyruar të dhënat faktike, sidomos numrin e popullsisë, përbërje-përqindjet pakicave dhe numrin e bizneseve.
Nëse Rama e refuzon këtë ultimatum të KiE e EUROSTAT, duke mos publikuar të dhënat brenda datës 15 shkurt, institucionet e BE, paralajmërojnë se Censusi nuk do njihet, ndërsa qeveria shqiptare, do detyrohet ta përsërisë këtë proces e do mbikëqyret prej tyre.
Lini një Përgjigje