TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2024, 10:50

Shtyrja e seancës për Berishën, Gjokutaj: Kërkojnë t'i djegin mandatin

Shkruar nga Pamfleti

Shtyrja e seancës për Berishën, Gjokutaj: Kërkojnë

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka sqaruar arsyet se pse u shty seanca ndaj ish-kryeministrit.

Në një prononcim për gazetarët, Gjokutaj u shpreh se e gjitha bëhet për t’i djegur mandatin Berishës.

Ai po ashtu sqaroi se tashmë për herë të katërt kanë paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

“Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Pse? Në kohën e marrjes së masave të sigurimit, masat ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideronin të komunikuara. Sot ndodh e e kundërta. Ndërkohë që fletëthirrjen e ka firmosur e bija, gjykata nuk e konsideron këtë si të njoftuar dhe e shtynë seancën. E gjitha shtyrja është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese sepse i vetmi qëllimi i kësaj gjykatë dhe politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të Berishës. Ajo është shtyrë për në datën 8 shkurt. Gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo më dy standarde, por i shtatëfishtë”, tha Gjokutaj.

 

gjokutaj berisha shtyrje seance mandat

Lini një Përgjigje