TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Janar 2024, 10:46

INSTAT dhe Censusi i turpit; falsifikimin e shpopullimit po e drejton Bardhyl Sejdarasi

Shkruar nga Pamfleti
INSTAT dhe Censusi i turpit; falsifikimin e shpopullimit po e drejton Bardhyl
Bardhyl Sejdarasi /

Babloku, ka urdhëruar shefat e INSTAT, që të shtyjnë shpalljen e rezultatit të Cens në qershor 2024, për ta nxjerrë numrin e popullsisë në Shqipëri, me aq largime sa e ka deklaruar ai...

Ka nisur një debat publik, lidhur me vendimin e INSTAT, për të publikuar rezultatet e Cens-it në muajin qershor 2024, kur sipas udhëzimit të qeverisë, regjistrimi do përfundonte më 31 tetor dhe të dhënat do publikoheshin brenda datës 14 dhjetor 2023.

Në këtë debat, thuhet se INSTAT i ka nxjerrë rezultatet për numrin e banorëve ekzistues në Shqipëri, dhe ato kanë dalë kështu: 1 milionë e 578 mijë prezent brenda vendit, ndërsa sipas regjistrit të Gjendjes Civile, 267 mijë persona kanë marrë shtetësi të huaj pas “Cens 2011”.

Largimi e afro 1.1 milionë shqiptarëve në 10 vite e gjysmë pushtet nuk i pëlqen Bablokut, ngaqë i nxjerrë dështimin social, ekonomik, administrativ, të sigurisë e kritereve të BE për emigrimin.

Por së pari, i nxjerrë pasojën e këtij dështimi, që është shpopullimi masiv i vendit prej korrupsionit, varfërisë, krimit, grabitjes së pronave, çmimeve të larta, pagave të ulëta, kostos së lartë të arsimit e shëndetësisë publike, klanizimit të pushtetit e mohimit të të drejtave.

Prandaj Babloku, për të fshehur këtë realitet të hidhur e shkatërrues për vendin, ka urdhëruar vartësen e tij Drejtoreshë të INSTAT-it, Elsa Dhuli, të falsifikojë shifrat faktike të “Cens 2023”.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, INSTAT ka vendosur të shtojë në rezultatin e Cens-it për banorët, 343 mijë emigrantët shqiptarë që erdhën për festat e fund-vitit, duke i regjistruar si banorë të përhershëm prezent në Shqipëri.

Ky është mashtrim me falsifikim të dhënash zyrtare, mbasi faktikisht, emigrantët ishin prezent në Shqipëri, të ardhur si vizitorë në vendlindje, por kanë ardhur në fund të muajit dhjetor, ndërsa Cens-i ka përfunduar më 15 nëntor 2023 (i shtyrë 2 javë tej afatit të caktuar).

Para një jave, INSTAT me urdhër të Edi Ramës, ka marrë regjistrin e sistemit TIMS, me të dhënat e emigrantëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës 1 deri 31dhjetor 2023, të cilët po i fut në të dhënat e Cens-it, sikur kanë qenë prezent  me banim të përhershëm Shqipëri deri më 15 nëntor 2023 kur u mbyll regjistrimi i popullatës.

Fakti, që këta 343 mijë emigrantët shqiptarë, po futen fiktivisht me mashtrim në të dhënat e Cens-it; kërkon shumë kohë pasqyrimi i tyre si emër, mbiemër, atësi, datëlindje, vend-banime, banesa, pasuri, vende pune e të dhënat tjera që parashikon regjistrimi.

Prandaj Babloku, ka urdhëruar shefat e INSTAT, që të shtyjnë shpalljen e rezultatit të Cens në qershor 2024, për ta nxjerrë numrin e popullsisë në Shqipëri, me aq largime sa e ka deklaruar ai. Operacionin e këtij mashtrimi në të dhënat e Cens-it, Babloku ia ka ngarkuar Bardhyl Sejdarasit, i njohur si Bardhi i banaqeve televizive; të cilin më 19 korrik 2023 kur nisi Cens-i, Babloku e emëroi Anëtar të Këshillit Drejtues të INSTAT, posaçërisht për të bërë këtë falsifikim me numrin e banorëve.

Prandaj Bardhyl Sejdarasi, paguhet edhe me 1.2 milionë lekë pagë mujore si redaktor në RTSH; me 500 mijë lekë honorare në muaj te Radio-Tirana; me 1 milionë lekë honorare në muaj si ekspert dhe këshilltar i jashtëm i Ministrit të Financave; dhe me pagë 2 mijë Euro si Drejtor i “Pro-Eksport Albania” të Fasonëve.

Por dhe si pazarxhi në grandet bujqësore, naftën e fermerëve, në koncesione dhe në shoqatën e hidrokarbureve; ndërsa për kontributet si ish-spiun sigurimi, le të flasin viktimat e tij në Korçë e Tiranë; ose shef Bardhoshi prej Vlore e shef Pirro Visari i “1200 lekshëve” të Korçës e Tiranës nëse jetojnë./Pamfleti

bardhyl sejdarasi censusi i turpit instat

Lini një Përgjigje