TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2024, 22:00

Nuk fiton më as Rama e as Berisha, kush janë njerëzit që do 'hedhin në erë' të vjetrit e politikës?

Shkruar nga Pamfleti
 

Nuk fiton më as Rama e as Berisha, kush janë njerëzit që do

'Të Pashoq' rikthehet në sezonin e ri me të njëjtin mision: Analiza e të ftuar pa kompromis! Puntata e parë trajtoi sondazhin e fundit të Pamfletit mbi trendin e ri: rritja e besimit te alternativat e reja dhe rënie te ato tradicionale.

Për të analizuar këtë me fokus më të gjerë mbi aktualitetin dhe atë që na pret në zgjedhjet e 2025, të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë Arlind Qori nga Lëvizja 'Bashkë' dhe Endrit Shabani nga 'Nisma Thurje'.

A do të kemi një front të ri opozitar? Strategjitë e fushatës dhe listat e kandidatëve; ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe verdikti i Gjykatës Kushtetuese! Këto dhe të tjera, sonte në 'Të Pashoq', ora 21:00, në kanalin tonë në Youtube dhe po ashtu në rrjetet tona sociale. Na ndiqni!

Kreu i “Nisma Thurje”, Endrit Shabani ka komentuar sondazhin e “Pamfletit” të pak ditëve më parë mbi preferencën për partitë. Në atë sondazh rezultoi se ka rritje të mbështetjes për partitë e reja.

Në një intervistë për podkastin “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, Shabani deklaroi kjo vjen si rezultat i fundit të ciklit të partive dhe liderëve të vjetër.

Ai shtoi se nuk është merita e partive të tyre, apo ndonjë aksion i veçantë por veçse fundi i një cikli të cilët edhe qytetarët tashmë e kanë nuhatur.

Ky është një cikël. Pra në 1990 nuk kishte ndodhur që regjimi të humbte frikën, pra aftësinë për të frikësuar njerëzit dhe njerëzit fituan guximin për të folur kundër, sepse ishte fundi i një cikli. Edhe tani është fundi i një cikli. Ai cikli i cili ka zgjatur për 34 vite në krye të të cilëve janë 3 njerëz (Berisha, Rama Meta), është në fundin e një cikli. Dhe shoqëria këtë po e ndjen po e kupton dhe po bëhet gati për tu ndarë nga të tre këta. Edhe rritja e subjekteve të reja dhe partive të reja, vjen sepse ka ndryshuar pozicioni i shoqërisë dhe raporti i shoqërisë me këtë klasë pengmarrësish, të cilët për 34 vite, e kanë trajtuar vendin e tyre si të paprekshëm dhe të pazëvendësueshëm. Prandaj ka ardhur koha për ti zëvendësuar dhe për të krijuar një histori të re”, tha Shabani.

Lini një Përgjigje