TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2024, 16:12

“SPAK do të godasë fuqishëm”, gazetari Lita: Së shpejti do të dalin përgjime të reja!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK do të godasë fuqishëm”, gazetari Lita: Së

Gazetari Lavdrim Lita ka deklaruar se SPAK ka punuar gjatë verës me transkriptimet e përgjimeve të Sky ECC pasi ka pasur shumë informacione nga duheshin nxjerrë prova për disa dosje.

Në një intervistë për “EuronewsAlbania”, ai tha publiku është në pritje të goditjeve politike që kanë lidhje me afera të korrupsionit se sa të krimit të organizuar.

“Pas arrestit të Beqajt u duk sikur dera për arrestime të reja ishte hapur sepse ishte një pikë kulmore pasi thuhej se PS ishte bërë mburojë për Beqajn për të mos u arrestuar.

Ka dosje për ministra, ish-liderë apo liderë që po thellohen, për dosjen e kompleksit Partizani çështja e verifikimit të pasurisë ka shkuar edhe më tej duke verifikuar edhe pasuritë e fondacionit të Liri Berishës”, tha Lita.

Lini një Përgjigje