TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2024, 15:36

Dalin pamjet nga zjarri në Elbasan, shkrumbohet fabrika e plastikës; policia konfirmon se nuk ka viktima (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dalin pamjet nga zjarri në Elbasan, shkrumbohet fabrika e plastikës;

Policia ka reaguar zyrtarisht për zjarrin në Elbasan. Sipas saj ka marrë flakë një fabrikë që merret me punimin e plastikës, teksa bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Edhe pe në media u raportuar për viktima, sipas policisë nuk ka as viktima dhe as të dëmtuar.

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, tha policia.

Ndërkohë në media kanë dalë dhe pamje ku shihen flakët që shkrumbojnë fabrikën.

 

Lini një Përgjigje