
Muaji gusht dhe ky fillim shtatori është shënjuar me ngjarje të rënda kriminale nga veriu në jug. Avokati Romeo Karaj e sheh problematikën e krimit tek politika, pasi këto të dyja sipas tij janë bërë bashkë. Për të kriminelët më të rrezikshëm janë politikanët.
“Është njësuar krimi me politikën. Për turpin tonë kemi lejuar kriminel ordiner që kanë vajtur deri në komisionet e sigurisë. Ne kemi informacionet e sakta që janë prokuroritë dhe kupolë të policisë të lidhur me krimin dhe janë vetë kriminel që punojnë me orë të plota në krim. Kemi gjykatës biznesmen deri në bankierë. Dhe mendoj se është një numër jo i vogël që ka informacion. Bëj thirrje publike SPAK kushdo që ju pengon operacionet arrestojeni, përballeni me ligjin. Qofshin edhe nga BKH, qofshin edhe nga eprorët e tyre, të përballen me ligjin. Duhet të fillojmë ofensivë ndaj krimit. Duke filluar me SPAK. I bëj thirrje publike, po të isha në vendin e tij nuk do lejoja asnjë që të pengonte realizimin e operacioneve dhe të drejtën e SPAK”, tha ai në “Report TV”.
Lini një Përgjigje