TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2026, 17:01

Nisin pasojat e rritjes së çmimit të naftës/ Rama flet për borde, kompanitë e urbanëve reduktojnë mjetet e transportit

Shkruar nga Pamfleti
Nisin pasojat e rritjes së çmimit të naftës/ Rama flet
Foto ilustruese

Nga e hëna do të ketë më shumë vonesa në transportin publik...

Teksa kryeministri flet për Borde Transparence lidhur me rritjen e çmimit të naftës, duket se ata që do të pësojnë janë qytetarët.

Nga e hëna, shoqatat e transportit paralajmërojnë se do të reduktojnë me 30% flotën e autobusëve, duke e lidhur këtë vendim me pamundësinë për të përballuar kostot e rritura. Sipas tyre, çmimi i naftës ka arritur deri në 217 lekë për litër, duke u rritur ndjeshëm që prej 28 shkurtit, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe ajo e Transportit Urban dhe Interurban theksojnë se kjo rritje ka goditur drejtpërdrejt sektorin, i cili operon me tarifa të rregulluara dhe nuk ka hapësirë për të përballuar ndryshime të menjëhershme të kostove. Sipas tyre, nafta është rritur nga rreth 145 lekë për litër në mbi 210 lekë, duke sjellë një rritje të ndjeshme të shpenzimeve operative.

Në deklaratën publike, operatorët kërkojnë nga qeveria masa konkrete: rishikimin e barrës fiskale mbi karburantin, veçanërisht akcizën dhe taksën e qarkullimit, heqjen e TVSH-së për transportin publik dhe aplikimin e subvencioneve apo mekanizmave kompensues për të garantuar vijimësinë e shërbimit pa rritur çmimin e biletës.

Ata paralajmërojnë se në mungesë të ndërhyrjeve të menjëhershme, nuk do të jenë në gjendje të ruajnë frekuencat dhe nivelin aktual të shërbimit, me pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

Ndërkohë, qeveria ka zgjedhur të rikthejë Bordin e Transparencës, i cili përcakton çmimet e karburanteve bazuar në bursë, koston e importit dhe marzhin e fitimit. Autoritetet paralajmërojnë gjoba dhe masa ndëshkuese për subjektet që nuk zbatojnë çmimet e vendosura.

Një tjetër masë e paralajmëruar është ulja me 20% e akcizës në rast se çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër, çka do ta ulte atë nga 38.8 lekë në rreth 31 lekë për litër.

Megjithatë, për operatorët, këto masa mbeten të pamjaftueshme për të përballuar krizën aktuale, ndërsa për qytetarët paralajmërimi është i qartë: më pak autobusë dhe më shumë vështirësi në lëvizje.

urbanet nafta

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    .understand te hetohete rite cmimi naftes nga prokuroria shqiptare dhe promuoria evropioane boterore dhe eveopiane per shake manipulua dhe mashtrime

    Lini një Përgjigje