TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2025, 14:08

Nis aksioni për hapësirat publike në Kukës, bizneset lirojnë trotuaret

Shkruar nga Pamfleti

Nis aksioni për hapësirat publike në Kukës, bizneset

Ka nisur sot aksioni për lirimin e hapësirave publike në Kukës, ku bizneset kanë çmontuar vullnetarisht strukturat e vendosura në trotuare dhe hapësira të tjera të përbashkëta. 

Sipas Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Kukës, të gjitha bizneset janë njoftuar paraprakisht për lirimin e hapësirave, ndërsa gjatë aksionit janë hasur me mirëkuptim nga ana e tyre. Drejtori i IMT-së, Admir Oruçi, u shpreh se procesi ka nisur pa kundërshtime, me biznese që kanë ndërhyrë vetë për çmontimin e konstruksioneve. 

Fillimisht, ndërhyrjet po fokusohen në rrugët kryesore të qytetit, me synim heqjen e konstruksioneve metalike dhe lirimin e trotuareve për kalimin e qytetarëve. 

Më pas, sipas Drejtorit Oruçi, aksioni do të shtrihet edhe në lagjet e Kukësit, ku verifikimet paraprake kanë konstatuar rrethime dhe zënie pa kriter të hapësirave publike. 

Ndërhyrjet në Kukës janë pjesë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në gjitha bashkitë e vendit. 

Lini një Përgjigje