TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2025, 13:10

“News24 duhet të vazhdojë punën”, moderatorja Tufa: Nuk e kam braktisur studion as kur ka rënë tërmet!

Shkruar nga Pamfleti

“News24 duhet të vazhdojë punën”, moderatorja Tufa:

Gazetarja dhe moderatorja Nisida Tufa ka reaguar pas bllokimit të hyrjes në godinën e News24 dhe ndërprerjes së transmetimit, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën. 

“Askush nuk do të donte të na zgjonte me ato pamje, ku policia ishte tek News24”, tha ajo në protestë. 

Nisida Tufa u shpreh se nuk mund të futet më në godinë, ndërsa kujtoi se asnjëherë nuk ka braktisur studion, as kur ka rënë tërmet apo kur ishte në kushte të vështira shëndetësore. 

“News24 është një institucion dhe duhet të qëndrojë për të vërtetën. Ne dimë të bëjmë atë që bëjmë më mirë: lajmin. Dhe sot, fatkeqësisht, u bëmë vetë lajmi”, theksoi ajo.

Tufa tha gjithashtu se dëshiron që të vazhdojë të ushtrojë punën në këtë godinë, ku sot i është vënë dryni.

"Askush nuk do të donte të na zgjonte me ato pamje, ku policia ishte tek News24. 

Unë do të them që në këtë godinë nuk mund të futem dot më. Aty janë të gjitha kostumet e mia, make-up-i. Nuk e kam braktisur studion as kur ka rënë tërmet. 

Nuk e kam braktisur punën time as kur jam futur në infektiv. News24 është një institucion dhe duhet të jetë për të vërtetën. 

Ne dimë të bëjmë atë që bëjmë më mirë: lajmin. Dhe sot, fatkeqësisht, ne u bëmë vetë lajmi. 

Në vitin 2002, News24 pa dritën e transmetimit, unë isha aty. Jemi në vitin 2025 dhe unë nuk e kthej dot atë kohë. Dua që News24 të vazhdojë, të bëjmë atë që dimë më mirë. Nuk dua të dorëzohem. Dua që të vazhdojmë të ushtrojmë punën në këtë godinë, ku sot është vënë dryni”, u shpreh gazetarja. 

Lini një Përgjigje