
Sot jemi më pak të lirë dhe kemi një dritare më pak për të shprehur mendimin. News24 dhe mediat e tjera të lidhura me të në grupin mediatik nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre dhe nuk po mund t’i japin lajmin publikut
Një protestë në mbështetje të News24 dhe mediave të përfshira në grupin mediatik “Focus group” është zhvilluar në mjediset e jashtme të godinës ku deri të shtunën në mëngjes, nisnin punën rreth 230 punonjës. Sot në ditën e tretë kur mjediset janë nën kontrollin e policisë dhe ushtrisë, ndërsa mungon sinjali televiziv, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, thirri një protestë ndaj veprimeve arbitrare të pushtetit, ndërsa iu dha mbështetje gazetarëve të grupit mediatik.
“S’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”, shkruhej në pjesën më të madhe të pankartave, që mbaheshin në duar nga gazetarët, një mesazh ky që i përcillej urdhëruesve, atyre që mëngjesin e të shtunës së 9 gushtit, zgjodhën të çojnë me dhjetra punonjës policie, për të ‘pushtuar’ godinën ku funksiononte Neës24, BalkanËeb, Panorama, Panorama Sport e Panorama TV.
“Mos e fikni të vërtetën”, “Sot Neës24, nesër kush?”, “Liria e medias nuk është negociatë” ishin të tjera mesazhe që janë përcjellë nga gazetarët, që në fund zgjodhën ti ngjisin në derën e mbyllur të godinës, ndërsa pas saj qëndronin uniformat e policisë.
Në mbështetje të protestës ishin edhe Ina Zhupa e Erisa Xhixho, por edhe politikanë të tjerë të opozitës, që kanë mbështetur që prej ditës së shtunë, reagimin e gazetarëve, ndaj veprimeve arbitrare.
Me cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias, Ina Zhupa, tha se sot është një ditë që ndjehemi më pak të lirë, më pak demokratik. Zhupa e cilësoi News24 si një dritare të lirisë.
“Sot jemi më pak të lirë dhe kemi një dritare më pak për të shprehur mendimin. News24 dhe mediat e tjera të lidhura me të në grupin mediatik nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre dhe nuk po mund t’i japin lajmin publikut. Ky është interesi publik, të ketë liri shprehjeje dhe informacion të pakontrolluar e të pacensuruar.
Kjo media, ashtu si shumë të tjera që nuk u përkulën ndaj linjës së qeverisë, janë goditur. News24 nuk u nënshtro dhe po paguan çmimin duke u përballur me policinë dhe ushtrinë, të cilat nuk lejojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre”, tha Zhupa.
Deputetja paralajmëroi se do ndjekë të gjitha hapat ligjorë: “Do kërkojmë zyrtarisht nga Autoriteti i Mediave Audiovizive që të reagojë, sepse sot një media nuk ka sinjalin e saj, siç e kërkon ligji. Do kërkojmë gjithashtu nga parlamenti që të marrë masa urgjente dhe të mblidhet për të diskutuar rreth lirisë së medias në vend.”
Protesta vjen tre ditë pasi televizionit News24 iu ndërpre sinjali dhunshëm, ndërsa sot IKMT u shfaq për të shembur një urë lidhëse mes dy godinave, që konsiderohet si shumë e rëndësishme në aspektin teknik në funksionimin e televizionit.
Kreu i AGSH, gazetari Isa Myzyraj, duke marrë fjalën në protest tha se “këto janë ditë të vështira për komunitetin e gazetarëve dhe për lirinë e medias në Shqipëri.
“Ne i bëjmë thirrje policisë, ministrisë së mbrojtjes, IKMT-së dhe çdo institucioni të ndalojë çdo veprim që mund të sjellë pasoja të pariparueshme për televizionin. Kemi hasur në bllokadë institucionale dhe ligjore për dokumentacionin që lidhet me këtë zaptim. Qeveria është fajtore, sepse po legjitimon këtë akt duke sjellë policë dhe ushtarë brenda një televizion”, tha Myzyraj.
Isa Myzyraj përfundoi duke kujtuar goditjet e mëparshme ndaj mediave: “Dje u mbyllën Agon Channel dhe Ora Neës, sot është radha e News24. Kush e mendonte se televizioni më i madh informativ në vend do të përballej me policë dhe ushtarë?”
Gazetari Endri Xhafo, u shpreh se situata e krijuar nuk është një konflikt i shumë çështjeve, por një çështje më e madhe, e drejta e gazetarëve për të punuar të lirë për të informuar publikun pa frikë.
“Shqipëria e sotme i ngjan asaj shprehjes që i atribuohet ish-presidentit të Ugandës, Idi Amin: “Ka liri fjalë, por nuk mund të garantojë lirinë pas fjalës”, u shpreh Xhafo.
Xhafo tha se, dy ditë më parë, politika, pa vendim gjykate dhe pa përmbaruar, bllokoi hyrjen në godinat e Neës24. “Ndërprerja përfshiu jo vetëm ambientet me kontratë të konstatuar, por edhe ato me kontratë në fuqi deri në vitin 2033, të cilat nuk janë objekt i asnjë vendimi gjyqësor apo qeveritar.
“Kur pengohet puna e parë të medias, humb jo vetëm një televizion, por humb e gjithë shoqëria”, tha Xhafo.
Gazetari Osman Stafa u shpreh se “News24, televizioni i parë informativ në Shqipëri prej 25 vitesh, po përballet me një goditje të paprecedentë. Gazetarët nuk kanë bërë asgjë që të meritojnë këtë trajtim me polici e ushtri, sikur të ishin kriminelë. Arma e gazetarit është vetëm mikrofon dhe kamera, dhe detyra e tyre është të denoncojnë korrupsionin dhe abuzimet.”
Ai theksoi se ndërhyrja ndodh pikërisht në një zonë ku do të instalohet një njësi prodhimi ushtarak, ndërsa ka dhjetëra e qindra fabrika dhe reparte të tjera ushtarake në vend që nuk preken, përveç News24 që nuk qëndron në linjën editoriale të qeverisë.
Lini një Përgjigje