
Ilir Meta, President i PL-së, i cili prej tetorit 2024 ndodhet në qeli me vendim të GJKKO-së, pas kërkesës së SPAK, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim në Gjykatë.
Kërkesa e Metës pritet të shqyrtohet më 13 gusht, ora 10:00, ndërsa seanca do të drejtohet nga Erjon Çela.
Javën e kaluar, gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli moskompetencë për këtë çështje, ndërsa ishte gjyqtar i gatshëm në GJKKO, pasi Çela ishte me leje.
Meta kërkon të lirohet nga qelia me argumentin që tashmë nuk ka më rrezik për prishje provash pasi hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Lini një Përgjigje