TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 07:17

Ngjarjet kriminale në vend, Artan Hoxha: Raporti i SPAK-ut ishte më i detajuar dhe më real se ai i Prokurorisë së Përgjithshme

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarjet kriminale në vend, Artan Hoxha: Raporti i SPAK-ut ishte më i

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, shfaqi dyshime për raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për Kriminalitetin në vitin 2023.

Hoxha u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se raporti i SPAK-ut ishte më i detajuar dhe më real, ndërsa ai i Prokurorisë së Përgjithshme ishte një raport i bërë, duke u bazuar te referimet dhe në këtë mënyrë nuk jep një pasqyrë reale të nivelit të kriminalitetit, pasi ka qarqe me kriminalitet të lartë ku raportimet në polici janë të ulëta.

“Midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut duhet të ketë rakordim. Unë mendoj se ai raporti që bëri SPAK-u më i detajuar dhe më real, sepse tregon se çfarë ndodh. Prokuroria e Përgjithshme përdor një metodë që është shumë e ftohtë, e thatë që nuk ka nevojë të merret me statistika dhe shifra. Për disa vite rresht që aq sa e kam ndjekur unë raportin raportohet qarku me problematikën më të madhe të krimit, Gjirokastra, dhe qarku me më pak, Dibra. Në fakt është e kundërta. Në qarkun e Gjirokastrës denoncohet çdo gjë se është në kulturën e tyre. Aty përfshihet Përmeti, Tepelena, Këlcyra, Libohova, Dropulli. Në Përmet nuk dihet se kur ka ndodhur vrasja e fundit. Janë zona ku popullsia është shumë e vogël.

Ky raport i bërë në këtë mënyrë nuk jep një pasqyrë reale. Qarku i Gjirokastrës është kokë më kokë me Vlorën dhe imagjino se sa shkon popullsia atje gjatë verës dhe çfarë problematike ka.

Prokurori i Përgjithshëm bazohet te referimet kryesisht.

Kreu i SPAK-ut kishte lokalizuar qytetet e mëdha ku është aktiv kriminaliteti dhe kjo duhet të ishte paraqitur edhe te raporti i Prokurorit të Përgjithshëm. Krimi i organizuar synon qendrat e mëdha urbane. Sipas prokurorit të përgjithshëm vendin e parë e mban qarku i Vlorës, pak sipër Gjirokastrës, Fieri më pak referime. Dibra, Kukësi, i zgjidhin vetë dhe nuk shkon të bëjë kallëzim. Apo Shkodra”, tha Hoxha.

artan hoxha

Lini një Përgjigje