
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se SPAK ka në dorë disa dosje të tjera të bujshme, përveç asaj të Tunelit të Llogarasë.
I ftuar në Top Story ai u shpreh se është bllokuar dosja për aksin Thumanë-Kashar, teksa përmendi dhe hetimet për procesin e shpronësimit te rruga “5 maji”.
“Është bllokuar në ministri dosja për Thumanë-Kashar. Kemi dosjen për prishjet te rruga “5 Maji”. Ka dhe dosje të tjera që janë sekrete. Lëreni SPAK-un të punojë. Ata janë prokurorë me integritet, e kanë treguar me prova që godasin. Deri dje nuk mendohej që një zv/kryeministre t’i komunikohej akuzë. Pra flasim për integritet, këto gjëra ti lëmë. Është koha të heshtim dhe të presim se çfarë do bëjë SPAK. Mos e paragjykoni”, tha ai.
Duam Altin Dumanin kryeminister