TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2025, 22:09

Porositë e zyrtarit të lartë të DASH në SPAK, Karamuço: SHBA po ndjek me interes të madh çështjet e rëndësishme që po hetohen!

Shkruar nga Pamfleti

Porositë e zyrtarit të lartë të DASH në SPAK,

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se zëvendësndihmës sekretari i shtetit në SHBA ka kryer disa takime me prokurorët e SPAK-ut.

Karamuço tha se Departamenti Amerikan i Shtetit ka një interes të madh për të parë ecjen para të dosjeve të mëdha nga SPAK-u.

 “Ka një asistencë të jashtëzakonshme nga SHBA dhe ekspertëve të tyre që i rrinë në kokë jo vetëm kësaj dosje, por dhe disa të tjera. Unë kam një informacion që zëvendësndihmës sekretari i shtetit ka ardhur vetëm për të takuar SPAK, pavarësisht se ka bërë nja dy takime në Kuvend, ka bërë një takim e zotin Dumanin dhe Xholi dhe ka kërkuar takim kokë më kokë me prokurorin e çështjes, Dritan Prençin, pa përkthyes, pa asnjë njeri. Kjo do të thotë që dhe DASH ka një vëmendje të shtuar dhe nga ana e tyre sesi po ecin këto çështje”, tha Karamuço në “Top Story”.

Lini një Përgjigje