
Analisti Preç Zogaj, u shpreh se prokurorëve të SPAK-ut u duhet dhënë mundësia që të rikandidojnë, pasi mandati i tyre mbaron në vitin 2028.
Zogaj shton se arritjet e tyre në këtë mandat kanë dhënë efekte të mjaftueshme për të justifikuar rikandidimin për një mandat të dytë.
“Eksperienca është mirë të ruhet. Ligjvënësi shqiptar mund ta peshojë. Pra është një gjë që mund të shikohet, nuk mund të pritet me thikë.
Me historinë që po shkruan SPAK, mendoj se u duhet dhënë e drejta të rikandidojnë dhe atyre që kalojnë vettingun e ri. Ata do të kalojnë, mundet disave të mos u lejohet. Mendoj se u duhet dhënë një mundësi”, tha Zogaj në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje