TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2026, 14:08

Nga rrjetet e kokainës te vrasjet me pagesë dhe pastrimi i parave, SPAK skanon ‘mafien’ në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Nga rrjetet e kokainës te vrasjet me pagesë dhe pastrimi i parave,

Sipas hetimeve, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal shpesh maskoheshin përmes investimeve në kompani ndërtimi, subjekte tregtare, restorante dhe pasuri të paluajtshme. Komunikimi brenda rrjeteve realizohej përmes platformave të enkriptuara, të cilat përdoreshin për planifikimin e dërgesave dhe për paralajmërime mbi kontrollet...

SPAK ka publikuar raportin vjetor për 2025-ën, në të cilin evidentohet puna e Prokurorisë Speciale dhe BKH-së. Sipas raportit, edhe pse numri i çështjeve të reja është më i ulët se në vitin 2024, Prokuroria e Posaçme thekson rritje të ndjeshme të hetimeve të përfunduara, procedimeve për korrupsion dhe bashkëpunimit me institucionet publike.

SPAK thekson se djatë vitit 2025, lufta kundër krimit të organizuar ka shënuar zhvillime të rëndësishme sipas të dhënave të raportuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Nga rrjetet e kokainës te vrasjet me pagesë dhe pastrimi i parave,

Megjithëse numri i çështjeve dhe hetimeve të regjistruara është më i ulët krahasuar me vitin 2024, numri i çështjeve dhe hetimeve të përfunduara është rritur me 3.4%, nga 58 në vitin 2024 në 60 në vitin 2025. Ky tregues konfirmon një prirje rritjeje të vazhdueshme në raport me vitet 2022 dhe 2023.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të angazhimit të prokurorëve për përfundimin e hetimeve ndaj veprave penale që lidhen me grupet kriminale të strukturuara dhe aktivitetin e krimit të organizuar.

Në periudhën 2024–2025 janë regjistruar: rritje me 11.5% e personave nën hetim dhe rritje me 36.6% e personave të dërguar në gjykatë

Kjo, sipas raportit, tregon një orientim më të qartë të hetimeve drejt strukturave kriminale më të mëdha dhe më të organizuara.

Nga ana tjetër, raporti evidenton edhe disa sfida procedurale. Pezullimet e hetimeve janë rritur me 93.7%, ndërsa ulja e çështjeve të dërguara në gjykatë me 14.3% lidhet me kompleksitetin e dosjeve dhe natyrën e ndërlikuar të hetimeve ndaj krimit të organizuar.

Nga rrjetet e kokainës te vrasjet me pagesë dhe pastrimi i parave,

Sipas SPAK, gjatë vitit 2025 është intensifikuar edhe lufta kundër korrupsionit. Statistikat tregojnë: 17.7% rritje të çështjeve dhe hetimeve të reja, si dhe  12.2% rritje të çështjeve dhe hetimeve të përfunduara

Si rezultat, janë dërguar në gjykatë: 24 procedime me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, 10 procedime me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë

SPAK ka vijuar gjithashtu hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të administratës publike. Në vitin 2025 janë regjistruar 6 procedime të reja me 16 persona nën hetim.

Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të hetuar gjatë vitit: 18 prej tyre janë dërguar në gjykatë
10 persona janë dënuar me vendim të formës së prerë. 

Trafiku i drogës sintetike

Sipas hetimeve, drogat sintetike nuk përbëjnë aktivitetin kryesor të grupeve kriminale shqiptare, por ato shfaqen në disa raste në kuadër të rrjeteve ndërkombëtare të trafikut.

Në episodet e dokumentuara nga SPAK, është vërejtur se disa grupe me aktivitet ndërkombëtar trafikonin dhe shpërndanin lloje të ndryshme lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, kanabis dhe droga sintetike si amfetamina, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope.

Në një rast të dokumentuar, grupe të strukturuara kriminale shqiptare, në bashkëpunim me shtetas finlandezë dhe të vendeve të tjera europiane dhe aziatike, organizonin trafikun dhe shpërndarjen e drogës në Finlandë. Lëndët narkotike transportoheshin kryesisht nga Holanda dhe Spanja drejt qytetit të Helsinkit dhe qyteteve të tjera finlandeze, përmes rrjeteve të organizuara të shpërndarjes që siguronin dorëzimin dhe shitjen e tyre.

Nga rrjetet e kokainës te vrasjet me pagesë dhe pastrimi i parave,

Karakteristikë e këtyre grupeve ishte bashkëpunimi mes organizatave të ndryshme kriminale për realizimin e qëllimeve të përbashkëta, si dhe kryerja e veprimeve nga disa anëtarë edhe për llogari të grupeve të tjera.

Trafiku i kokainës dhe rrjetet ndërkombëtare

Hetimet e këtij viti tregojnë se grupet kriminale të përfshira në trafikun e kokainës kanë zhvilluar metoda të sofistikuara organizimi dhe transporti. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Kolumbia dhe Ekuadori dhe transportohej drejt Europës, për t’u shpërndarë më pas përmes porteve të Italisë, Spanjës, Belgjikës dhe Holandës, si dhe përmes rrugëve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Për të shmangur zbulimin, droga fshihej në kontejnerë, automjete të përshtatura për fshehje ose maskohej brenda mallrave të ndryshme. Në disa raste ajo është fshehur në paleta druri, kuti me fruta dhe kakao, apo edhe në subjekte tregtare fiktive me dokumente të falsifikuara.

Struktura e këtyre grupeve ishte gjysmë-hierarkike, ku drejtuesit koordinonin financimin dhe rrugët e kalimit ndërkombëtar, ndërsa anëtarët e tjerë merreshin me transportin, magazinimin dhe shpërndarjen e drogës në nivel lokal. Pagesat kryheshin kryesisht në para në dorë, përmes sistemeve informale të transferimit të parave si “Hawala”, si dhe përmes përdorimit të kriptovalutave.

Nga rrjetet e kokainës te vrasjet me pagesë dhe pastrimi i parave,

Sipas hetimeve, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal shpesh maskoheshin përmes investimeve në kompani ndërtimi, subjekte tregtare, restorante dhe pasuri të paluajtshme. Komunikimi brenda rrjeteve realizohej përmes platformave të enkriptuara, të cilat përdoreshin për planifikimin e dërgesave dhe për paralajmërime mbi kontrollet.

Autoritetet kanë evidentuar gjithashtu raste ku grupet kriminale dyshohet se kanë siguruar akses në porte përmes korrupsionit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende europiane. Bashkëpunimi ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese, përfshirë Eurojust dhe Europol, si dhe autoritetet e Italisë, Zvicrës, Francës, Holandës, Belgjikës, Malit të Zi, Turqisë dhe Ekuadorit, ka çuar në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të drogës dhe të aseteve të lidhura me këto aktivitete.

Hetimet kanë dokumentuar dhjetëra episode trafiku dhe qindra kilogramë kokainë të sekuestruar, duke nxjerrë në pah rolet e drejtuesve, financuesve dhe anëtarëve të tjerë të përfshirë në këto rrjete kriminale.

Vrasjet me pagesë dhe lidhjet me trafikun e drogës

Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare kanë dokumentuar se vrasjet e sofistikuara përbëjnë një aktivitet tjetër karakteristik të disa grupeve kriminale shqiptare gjatë këtij viti. Sipas të dhënave hetimore, një pjesë e këtyre krimeve kryhen si vrasje me pagesë dhe lidhen me hakmarrje ose konflikte mes grupeve kriminale.

Struktura operative e këtyre grupeve paraqitet hierarkike. Drejtuesit janë përgjegjës për planifikimin dhe koordinimin e ekzekutimeve, ndërsa anëtarët e tjerë sigurojnë ekzekutorët, armët dhe mjetet shpërthyese që përdoren për realizimin e krimeve.

Aktiviteti i dokumentuar përfshin ekzekutime me armë zjarri, shpërthime automjetesh me eksploziv, tentativa për eliminimin e kundërshtarëve, si dhe fshehjen e kufomave dhe sigurimin e mjeteve materiale për kryerjen e krimit.

Nga rrjetet e kokainës te vrasjet me pagesë dhe pastrimi i parave,

Një aspekt i veçantë i hetimeve ka qenë dokumentimi i lidhjes mes vrasjeve me pagesë dhe pastrimit të parave të përfituara nga trafiku i drogës. Sipas hetimeve, këto të ardhura vinin kryesisht nga Amerika e Jugut drejt Evropës përmes Shqipërisë.

Paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve përdoren për financimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë pagesat për ekzekutorët, blerjen e armëve dhe investime në pasuri të paluajtshme apo aktivitete tregtare private.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e komunikimeve të koduara për planifikimin e ekzekutimeve dhe koordinimin logjistik. Në disa raste, veprimet kryhen në mënyrë të koordinuar në kohë dhe vend të caktuar, duke rritur rrezikun jo vetëm për objektivat e sulmeve, por edhe për persona të pafajshëm që mund të ndodhen pranë vendngjarjes. /Pamfleti/

 

spak raporti hetime

Lini një Përgjigje