TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2026, 13:19

Kreu i SPAK vizitë në Kosovë, kryeprokurori i shtetit zbulon detajet e takimit

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i SPAK vizitë në Kosovë, kryeprokurori i shtetit zbulon
Kreu i SPAK dhe prokurorët në Kosovë

Një delegacion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë.

Delegacioni i Shqipërisë, i kryesuar nga drejtuesi i SPAK-ut Klodjan Braho u prit sot në 9 mars në takim nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i shoqëruar nga prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Laura Pula, si dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Kryeprokurori Qalaj njoftoi delegacionin nga Tirana për funksionimin e sistemit prokurorial, e në veçanti për funksionimin e Prokurorit të Shtetit, për strukturën organizative, për kompetencat e prokurorive, si dhe për  sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në realizimin e misionit për sundim të ligjit.

Gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet, si dhe u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet.

kreu i spak vizitë në kosovë kryeprokurorin e shtetit

Lini një Përgjigje