TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2024, 13:31

Në kërkim nga SPAK, Dashamir Ymeraj rezulton pronari i një prej kompanive që kreu evazion fiskal miliona lekë me Klodian Zoton

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga SPAK, Dashamir Ymeraj rezulton pronari i një prej

Një nga personat për të cilën SPAK ka firmposur urdhërarrest është dhe Dashamir Ymeraj rezulton i përfshirë në skemën e evazionit fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.

Dashamir Ymeraj rezulton pronar i Subjektit Elvis – Coo, nënkontraktor i  në total për dy vite, 2018- 2019  ka marrë 164, 604, 504 lekë. Dashamir Ymeraj ka pasur tre kompani: Elvis 03 Grup, Elvis Coo dhe Elvis 03. Ndërkohë Vjollca Ymeraj bashkëshortja e tij ka qenë pronare e “Frangaj International”.

Dashamir dhe Vjollca Ymeraj, pronarë të kompanive fiktive në Laç, të denoncuar nga Monika Kryemadhi në korriku 2022 për përfitim të parave nga kompania e inceneratorëve. Madje ata janë hetuar në vitin 2019 dhe dënuar në vitin 2020. Dashamir Ymeraj është dënuar madje me 6.8 vite burg Atëherë u denoncua se Janë të paktën 200 kompani të përfshira në një skemë të tillë evazioni fiskal për të përfituar 20 % e TVSH-së.

Në shkurt 2022 Kryemadhi denonconte se ITS e Zotos e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, kryente me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve.

Po në një denoncim të zhvilluar po në shkurt 2022 nënkryetarja e atëhershme e LSI-së Brisida Shehaj denonconte se kompania, ELVIS -03 GROUP, ka qarkulluar rreth 15 milionë dollarë por shuma do jete me e madhe se nje pjese e bilanceve nuk jane deklaruar ne QKB.

Skema si ka vepruar kompania e cila është themeluar në shtator të vitit 2016.

Lini një Përgjigje