TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2024, 13:04

Kreshnik Spahiu: Shqipëria të grisë ligjin e dekriminalizimit, nëse Beleri mandatohet nga PE

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Shqipëria të grisë ligjin e dekriminalizimit,

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me betimin e Fredi Belerit si eurodeputet.

Ai u shpreh se nëse Beleri do të mandatohet nga Parlamenti Europian, atëherë sipas tij, Shqipëria duhet që të grisë ligjin e dekriminalizimit.

“Kur Beleri kërkonte betimin ishte në paraburgim tani është i burgosur dhe ka kryer afro 80 për qind të masës së dënimit dhe atij tashëm i kanë ngelur edhe 3 muaj dhe për shumë të burgosur që kanë kaluar masën mbi 4/5 parashikohet jo vetëm leje, por edhe lirim me kusht, unë mendoj se në vijim do të ketë pezullim të pezullimit të vendimit. Nëse PE do ta mandatojë Shqipëria duhet që të gris ligjin e dekriminalizimit dhe t'i thotë Europës ju që mbani dy standarde nuk mund të diskriminoni Shqipërinë”, tha Spahiu për "Report Tv".

Fredi Beleri i dënuar në Shqipëri për blerje votash, do të marrë lejen për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më datë 16 korrik, ku dhe do të bëhet betimi si eurodeputet.

Lini një Përgjigje