TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2024, 12:13

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, Lajda Porja tregon sa do të shkojnë temperaturat javën që vjen

Shkruar nga Pamfleti

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, Lajda Porja tregon

I nxehti afrikan vijon të ketë nën kontroll vendin tonë ashtu si edhe thuajse të gjithë vendet e rajonit.

Metereologia Lejda Porja tha se ka pasur një ndryshim edhe në vlerat minimale, si në zonat malore ashtu edhe në ultësirën perëndimor, ku vlerat kanë qenë përkatësisht në zonat malore 17-18 gradë celcius dhe në ultësirën perëndimor 20-28 gradë celcius.

Sa i përket temperaturave për javën pasardhëse, pritet që ato të kalojnë vlerat e 40 gradë celcius, me të hënën dhe të martën ku pritet të jenë ditët më të nxehta.

Zona më shumë e prekur do të jetë jugu i vendit, si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Elbasani.

“Kjo vlerë pritet të qëndrojë deri në 20 korrik, por pas të martës do të ketë një ulje shumë të vogël jo shumë të ndjeshme.

Pritet që temperaturat të jenë deri në 43 gradë në hije, ndërkohë që në diell nxehtësia ndihet 4-5 gradë më lart”, tha Lajda Porja për "News 24".

Lini një Përgjigje