TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2023, 16:04

Ndërtohet në mes të ditës në Lungomaren e Vlorës, INUV dhe IKMT mbyllin sytë në prag të zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtohet në mes të ditës në Lungomaren e Vlorës,

Teksa kryeministri Edi Rama trumbeton përditë se nuk ka më ndërtime pa leje dhe kushdo që ndërton do të ndëshkohet, në fakt batërdia nuk ndalet. Teksa jemi në prag fushate, duket se ka rinisur avazi.

Ditën e sotme, në rrugën dytësore në Lungomare është shfaqur një ndërtim pa leje i cili është vendosur me qëllime të tjera. Fillimisht personi që ka realizuar ndërtimin ka nisur kohë më parë me prishjen e disa mureve rreth e rrotull dhe më pas vijon i qetë për të bërë gati terrenin që të vendosë kioskën.

Ndërtohet në mes të ditës në Lungomaren e Vlorës,

Sipas burimeve nga Kadastra, kjo është një tokë shtet dhe arsyeja pse po vendoset toka është zaptimi i saj me qëllim për ta legalizuar dhe më pas përvetësuar tokën shtetërore. Ditën e sotme ka mbërritur edhe policia e cila është njoftuar nga banorët e zonës të ku ndërtuesi i objektit, i cili ka parapërgatitur të gjithë planin për zaptimin e pronës, që nga zaptimi dhe deri te legalizimi i saj.

Banorët janë shprehur se zaptuesi ka dhe bashkëpunëtorë në institucionet shtetërore, përderisa jo vetëm që vendosi objektin i pashqetësuar në Lungomare, por edhe pret ta legalizojë. Kjo tregohet dhe nga fakti që INUV dhe IKMT kanë mbyllur sytë.

lungomare vlora ndertime

Lini një Përgjigje