
Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dhënë mbështetje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në hetimin dhe kontrollin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kim ka pasur një takim me Artur Metanin, ku e ka bërë të qartë se SHBA do të vijojë të mbështesë avancimin e reformës në drejtësi.
Ambasadorja ka inkurajuar ILD që të vijojë punën, teksa shprehet se reformë në drejtësi është vendimtare në rrugën drejt BE.
“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, njoftoi ambasada.
ILD është institucioni që heton shkeljet e njerëzve të drejtësisë. Pak ditë më parë “Pamfleti” publikoi raportin vjetor të këtij institucioni dhe ka me qindra ankesa nga qytetarët për njerëz të drejtësisë. Edhe pse vetingu është drejt fundit, duket se gjyqtarët dhe prokurorët vijojnë avazin. Rolin kyç për të ndalur aferat në sistem e ka ILD.
Lini një Përgjigje