
Anija amerikane USS Mount Whitney ka mbërritur sot në Porto Romano. Mbërritja e saj ishte planifikuar për të shtunën, por ajo ka ardhur pas 3 ditësh. Vetë ambasada amerikane ka njoftuar dhe shkak ka qenë një problem mirëmbajtje pa dhënë detaje.
“Mirë se vjen në Shqipëri, USS Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, njoftoi ambasada.
Shtyrja e mbërritjes së saj ngjalli shumë pikëpyetje, pasi ka pasur zëra për mosmarrëveshje me kryeministrin i cili u la jashtë protokollit. Ndërkohë nuk dihet nëse do të ketë ceremoni pritje, sikundër ishte parashikuar. Vetë ambasada ka anuluar për herë të dytë koncertin e paralajmëruar.
“Për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të paparashikuar, mbërritja e USS Mount Whitney në Shqipëri ka ndryshuar, dhe koncerti në Tiranë, i planifikuar fillimisht për sot, është anuluar. Ju falënderojmë për mirëkuptimin. Ne vazhdojmë të presim me kënaqësi mbërritjen e USS Mount Whitney në Porto Romano dhe të theksojmë partneritetin e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje