TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2025, 19:30

"Klanet malazeze pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri", Bushkolaj: Institucionet shqiptare kanë dështuar

Shkruar nga Pamfleti

"Klanet malazeze pastrojnë paratë e drogës në

Gazetari Elkier Bushkolaj tha se institucionet shqiptare kanë dështuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Sipas Bushkolajt, vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në DASH, nuk është thjesht një vizitë zyrtare, por lidhet me aktivitetin e grupeve kriminale shqiptare që janë pjesë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në deklaratën e SPAK, përmendet vetëm çështja e pastrimit të parave, duke injoruar dimensionin kriminal të grupeve të trafikut.

Bushkolaj theksoi se Mali i Zi ka disa prej grupeve më të rrezikshme në Europë për trafikimin e lëndëve narkotike, duke përmendur Skalari dhe Kavac, të cilat operojnë prej vitesh në hasmëri të përgjakshme që ka përfshirë Europën nga Spanja në Turqi e deri në Amerikën Latine. Sipas gazetarit, bashkëpunimi i këtyre grupeve me krimin e organizuar shqiptar tregon qartazi rolin e dobët dhe të pajustifikueshëm të SPAK-ut në hetimin e trafikut ndërkombëtar.

Bushkolaj përmendi gjithashtu dosjet e SPAK, përfshirë ato të Suel Çelës dhe Çopjave, ku tregohen akseset e pakufizuara të grupeve shqiptare për pastrimin e parave në Shqipëri.

Ai kritikoi Edi Ramën për dhënien e lejeve të ndërtimit për subjekte të dyshuara, duke mos garantuar asnjë hetim të efektshëm nga SPAK.

Një tjetër problem i rëndësishëm është porti i Durrësit, nga i cili nuk është kapur asnjë sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike në tre vitet e fundit, përveç një ngarkese rreth 130 kg të ardhur nga Maqedonia e Veriut, ngjarje kjo që ngre dyshime mbi mungesën e kontrollit dhe ndikimin e grupeve kriminale.

Gazetari pyet hapur: A është Tirana dhe bregdeti shqiptar një “oaz” për pastrimin e parave të narkotrafikut, qoftë në sektorin e ndërtimit apo në ndërtimin e kullave që ekonomia nuk i justifikon?

“Qoftë deklarata e DASH dhe qoftë deklarata e SPAK, që erdhën si si reagim për medit pas kërkesën zyrtare për informacion, e vënë theksin tek një element: vizita e Dumanit në DASH ka qenë për grupet kriminale shqiptare që janë pjesë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërkohë që në deklaratën e SPAK përmendet çështja e pastrimit të parave.

Sot ka një element të ri, kreu i SPAK Altin Dumani ka zhvilluar një vizitë në Mal të Zi, dhe çfarë ka pasur në fokus kjo vizitë me homologun e vet malazez?

Sipas njoftimit të SPAK, sot, theksohet që në takim është vënë theksi i veçantë te zbulimi dhe ndjekja penale e autorëve të trafikut të lëndëve narkotike në të dy vendet.

Mali i Zi ka 2 prej grupeve më të rrezikshme në Europë për trafikimin e lëndëve narkotike, grupet Skalari dhe Kavac, të cilat prej vitesh janë në një hasmëri të përgjakshme e cila ka përgjakur Europën nga Spanja në Turqi e deri në vendet e Amerikës Latine, dhe bashkë me grupet serbe konsiderohen ndër vendet më të rrezikshme në Europë për trafkimin e tonelatave të kokainës nga Amerika Latine në BE.

Tani me të drejtë ngremë pyetjen pse atje shkon Altin Dumani?

Qartazi të çon që këto grupe kanë bashkëpunuar me grupet shqiptare dhe këtu fshihet edhe ai roli i fuqizimit të grupeve shqiptare vitet e fundit në BE.

Ne e kemi lexuar në dosjet e SPAK sesi grupet shqiptare kanë pasur një akses të pakufizuar për të pastruar para në Shqipëri, na del në dosjen e Suel Çeles, na del tek dosja e Çopjave, na del tek lejet e ndërtimit që Edi Rama ka dhënë për subjekte të SPAK që nominalisht Edi Ramën do duhej ta bënin vetë subjekt të SPAK dhe deri tani nuk ka pasur asnjë hetim.

Gjithashtu është edhe çështja e portit të Durrësit, u bënë të paktën 3 vite që ne nuk kemi asnjë sasi të lëndëve narkotike të kapura në portin e Durrësit.

Shifra e fundit ka qenë lëndë narkotike e një grupi të ardhur nga Maqedonia e Veriut, mos gaboj përpara 3 vitesh, rreth 130 kg.

Tani me të drejtë mund të shtojmë pyetjen, a mos ndoshta edhe këto klanet malazezë, Skalari dhe Kavac, mund të kenë hedhur sytë nga Shqipëria për të trafikuar lëndë narkotike nga porti i Durrësit?

Këto grupe kriminale te malit të zi per te, cilat Dumani shkoi sot direkt pas vizitës në departamentin amerikan të shtetit, a mund ta kenë parë Tiranën dhe bregdetin shqiptar si një oaz për pastrimin e parave të narkotrafikut, qoftë në sektorin e ndërtimit, në këto kulla që ekonomia jonë nuk i justifikon?

Këto janë disa pyetje që duhet të ngrihen”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje